Ministri Hoti takua me përfaqësuesit e Qeverisë Federale Gjermane dhe GIZ-it

mpfvlc

Sot u takova me përfaqësues të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe të GIZ-it, të kryesuar nga znj. Micong Klimes, Ministre Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, përgjegjëse për çështjet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, për të diskutuar bashkëpunimin aktual dhe prioritetet tona për vitet e ardhshme.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, veçanërisht përmes projekteve të përbashkëta në fushën e punësimit, aftësimit profesional dhe fuqizimit ekonomik të grave. Gjithashtu, prezantova prioritetet tona për reformimin e shërbimeve të punësimit, zhvillimin e ndërmarrjeve sociale, digjitalizimin e shërbimeve dhe mbështetjen për familjen.

Si Ministri, synojmë ta thellojmë këtë partneritet për të krijuar më shumë mundësi punësimi dhe për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët, në përputhje me rrugën tonë drejt integrimit evropian.

Në vijim, morëm pjesë në ceremoninë përmbyllëse të projektit për zhvillimin e aftësive në agrobiznes dhe energji solare, të zbatuar nga organizata Kosova Women for Women, në bashkëpunim me APRK-në dhe me mbështetjen e GIZ-it përmes programit Fit for Jobs II. Përmes këtij projekti, 99 pjesëmarrës, prej të cilëve 69 gra, përfunduan trajnimet, ndërsa pesë pjesëmarrës përfituan grante për zhvillimin e bizneseve të tyre.

I jam falenderues Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin që po krijon mundësi konkrete për qytetarët tanë!

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors