Ministri Hoti priti Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Sh.T. z. Georg Schnetzer

Ministri Hoti priti Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Sh.T. z. Georg Schnetzer

Në takim me Ambasadorin z. Schnetzer, i cili ishte i shoqëruar nga znj. Rita Glavitza, udhëheqëse e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim (Austrian Development Agency – ADA) në Prishtinë, u diskutua për avancimin e bashkëpunimit zhvillimor, shkëmbimin e përvojave dhe shfrytëzimin e ekspertizës austriake në shërbim të sektorëve që mbulon Ministria.

Ministri Hoti e falënderoi Ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë dhe e njoftoi për prioritetet dhe planet e Ministrisë dhe mundësitë konkrete për bashkëpunim.

Marrëveshja për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë, teksti i së cilës tashmë është dakorduar, pritet të kalojë së shpejti procedurat e nevojshme dhe të nënshkruhet.

Ajo do të mundësojë njohjen dhe bashkërendimin e periudhave të sigurimit dhe realizimin e të drejtave pensionale për qytetarët që kanë punuar në të dyja vendet.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors