Ministri Hoti pranoi Planin e Punës për Punësimin dhe Politikat Sociale në kuadër të Ministerialit të Procesit të Berlinit

Republika e Kosovës pranoi zyrtarisht Planin e Punës mbi Punësimin dhe Politikat Sociale të këtij Procesi, në kuadër të Ministerialit të Procesit të Berlinit

Sot në Berlin, si Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare i Republikës së Kosovës, kisha kënaqësinë ta pranoj Planin e Punës, këtë dokument të rëndësishëm, nga znj. Bärbel Bas, Ministre Federale për Punë dhe Çështje Sociale e Republikës Federale të Gjermanisë, ngjashëm sikurse kolegët nga 6 shtetet e Ballkanit Perendimor në kuadër të Konferencë së sotme me fokus në avancimin e politikave të punësimit dhe atyre sociale së bashku.

Pranimi i këtij dokumenti shënon një moment vendimtar në rrugën integruese të Kosovës dhe bashkëpunimit rajonal, që i jep një impuls të ri, të pakthyeshëm, rrugëtimit tonë drejt standardeve evropiane mbi politikat e punësimit dhe ato sociale.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors