Ministri Hoti ishte pjesë e tryezës së diskutimit “Rishikimi i politikave familjare të përgjegjshme ndaj gjinisë në Kosovë”.
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti Riinvest dhe Forumi Ekonomik i Grave, ku u diskutua për politikat familjare dhe mundësitë për avancimin e pushimit të lehonisë, atësisë dhe atij prindëror.
Ministri Hoti theksoi mbështetjen që Qeveria u ka ofruar familjeve, veçanërisht grave, duke përfshirë lehonat e punësuara dhe të papuna sipas modelit aktual, si dhe synimin për avancimin e mëtejshëm të këtyre politikave, në bashkëpunim me bizneset, sindikatat dhe shoqërinë civile.
MPFVLÇ do të vazhdojë avancimin e politikave familjare përmes ndryshimeve në Ligjin e Punës, projektligj i paraparë në Programin Legjislativ për miratim nga Qeveria në vitin 2027.

