Me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, kolegun Elbert Krasniqi, zhvilluam sot një takim koordinues për të konkretizuar bashkëpunimin ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.
Diskutuam për mënyrën se si, në bashkëpunim me komunat, mund t’i afrojmë edhe më shumë te qytetarët shërbimet dhe mundësitë që ofron Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, nga ndërmjetësimi në punësim dhe orientimi në karrierë, deri te programet e aftësimit profesional dhe masat aktive të tregut të punës.
Një vëmendje të veçantë i kushtuam rritjes së përfshirjes së pjesëtarëve të komuniteteve në tregun e punës dhe koordinimit me komunat për identifikimin dhe adresimin e nevojave konkrete për punësim dhe aftësim.
Qëllimi ynë është i qartë: mundësitë që krijojmë në nivel qendror t’i bëjmë sa më të qasshme për qytetarët në secilën komunë të Kosovës.