Mbahet takimi i parë i “Tryezës me partnerët socialë” në kuadër të dialogut social

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, udhëhoqi takimin e parë të “Tryezës me partnerët socialë”, ku prezantoi të arriturat e deritanishme të Ministrisë, objektivat për periudhën në vijim dhe prioritetet legjislative për vitet 2026–2027.

Në diskutimin me përfaqësuesit e sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve u trajtuan çështje që lidhen me marrëdhëniet e punës, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe nxitjen e punësimit, ku u shkëmbyen pikëpamje dhe propozime për avancimin e dialogut social.

Ministri Hoti theksoi rëndësinë e përfshirjes së partnerëve socialë në proceset e hartimit të politikave dhe legjislacionit, përmes konsultimit dhe pjesëmarrjes aktive të tyre. Gjatë takimit u diskutua edhe për konstituimin dhe funksionalizimin e Këshillit Ekonomiko-Social, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors