Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Mobilitetin në Punë.
Marrëveshja bazohet në Procesin e Berlinit dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë për rritjen e punësimit.
- Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë mund të punojnë në vendin tjetër pa miratim për punësim nga agjencitë përkatëse.
- Punëtorët do të kenë të njëjtat të drejta dhe mbrojtje si punëtorët vendas.
- Do të zhvillohen programe të përbashkëta për aftësim profesional dhe njohje të certifikatave.
- Qytetarët mund të marrin pjesë pa pagesë në programe aftësimi profesional.
- Do të shkëmbehen praktikat më të mira në punësim dhe aftësim profesional.
- Kontributet pensionale dhe të sigurimeve shoqërore do të njihen sipas marrëveshjeve
- Të dy vendet do të shkëmbejnë informacione dhe do të përmirësojnë shërbimet për punësim.në fuqi.
Për zbatimin e marrëveshjes do të angazhohen Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive e Republikës së Shqipërisë (AKPA).
Marrëveshja është lidhur për një periudhë katërvjeçare dhe ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të saj, më 03.07.2026.