Hysen Gega ishte nga ata njerëz të rrallë që atdheut nuk ia falën vetëm një pjesë të jetës, por gjithë jetën. Rruga e tij ishte rrugë e sakrificës, e burgjeve, e përndjekjes dhe e luftës, por ai nuk hoqi dorë asnjëherë nga ideali i një Kosove të lirë.
Madhështinë e tij e përmbledh më së miri edhe amaneti që la:
“Nëse kufoma ime ju hyn në përdorim (për ndonjë eksperiment apo për diçka tjetër), mjekëve le ta përdorin atë pa iu penguar kush. Kam dëshirë që edhe për së vdekuri (sadopak) t’i ndihmoj popullit tim.”
Nderim i përjetshëm jetës dhe veprës së Hysen Gegës.
Në akademinë përkujtimore kushtuar veprimtarit Hysen Gega, pata nderin të pranoj mirënjohjen që Instituti i Kujtesës Kombëtare Shqiptare – Stuttgart ia ndau babait tim, Ukshin Hoti.