Këshilli Ekonomiko Social

Këshilli Ekonomiko-Social është organ i nivelit nacional, i cili i udhëheq konsultimet dhe u bënë propozime organeve kompetente për çështjet nga marrëdhënia e punës, mirëqenia sociale dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës. Mandati i anëtarëve të KES-it zgjat katër (4) vjet, të cilët po ashtu mund të riemërohen.

KES-i përbëhet prej pesëmbëdhjetë (15) anëtarëve, të cilët në këtë organ përfaqësojnë interesat e Organizatave të të punësuarëve, Organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë. Pesë (5) përfaqësues të cilët caktohen nga Organizatat e të punësuarve; pesë (5) përfaqësues të cilët caktohen nga Organizatat e punëdhënësve;  dhe  pesë (5) përfaqësues të cilët caktohen nga Qeveria e Kosovës.

Në kuadër të KES-it, themelohen dhe funksionojnë pesë (5) komisione të përhershme profesionale trepalëshe:

  • Komisioni për legjislacion;
  • Komisioni për punësim dhe aftësim profesional;
  • Komisioni për paga, çmime dhe pensione;
  • Komisioni për mbrojtjen shëndetësore, të ambientit dhe sigurisë në punë për të punësuarit;
  • Komisioni për financa, ekonomi dhe privatizim. 

Për funksionimin efikas dhe të ligjshëm të KES-it, funksionon sekretariati i KES-it, si organ administrativ profesional, i cili është përgjegjës për kryerjen e punëve profesionale, administrative, teknike dhe operative për Këshillin Ekonomiko-Social si dhe organet të cilat i zgjedh KES-i.

Sekretariati i KES-it, funksionon në kuadër të Departamentit të Punës dhe Punësimit, me adresë:

Sheshi “Edit Durham”

Nr.46, Prishtinë, Nr. Telefonit: 038-213/989; centrix: 26-135

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors