Instituti i Mjekësisë së Punës Obiliq është institucion privat shëndetësor
Instituti i Mjekësisë së Punës – Obliq, është institucion privat i shëndetësisë së Kosovës, qe kryen shërbime mjekësore për të punësuarit e Republikes së Kosoves
Instituti i Mjekësisë së Punës – Obiliq kryen këto veprimtari:
- Vlerësimi paraprak i gjendjes shëndetësore të punëtorëve;
- Vizitat kontrolluese periodike të punëtorëve që punojnë në vendet e punës me rrezikshmëri për shëndet, të përcaktuara me aktet e përgjithshme mbi sigurinë dhe shëndetin në punë;
- Vlerësimi i gjendjes shëndetësore të punëtorëve të lënduar në punë dhe atyre me sëmundje profesionale për dërgimin në qendra për rehabilitim dhe riaftësim;
- Vizita mjekësore e punëtorëve që udhëtojnë jashtë vendit (sipas nevojës dhe kërkesës);
- Studimi i shkaqeve të sëmundjeve dhe pushimeve mjekësore;
- Studimi i traumatizimit (lëndimeve);
- Vlerësimi i gjendjes së sigurisë dhe shëndetit në punë nga lëmi i mbrojtjes nga rrezatimi radioaktiv (matja e radioaktivitetit në ushqim, ajër, tokë, ujëra sipërfaqësore dhe puse si dhe në të gjitha vendet e punës), matja e rrezatimit jonizues dhe jo jonizues;
- Vizitat e patronazhit në shtëpi të punëtorëve për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të sëmurëve me sëmundje kronike dhe atyre që gjenden në pushim mjekësor;
- Trajnimi praktik dhe teorik i punëtorëve nga lëmi i ndihmës së parë dhe edukimit shëndetësor në bazë të akteve adekuate ligjore;
- Kryerja e vizitave mjekësore emergjente në IMP dhe në vendet e punës, në rast të aksidenteve në punë, si dhe transporti me autoambulancën e ndihmës së shpejtë me përcjellje profesionale të të sëmurëve dhe të aksidentuarëve në klinikë dhe sipas nevojës edhe jashtë vendit.
Specifikë e veçantë është shërbimi për mbrojtje nga rrezatimi jonizues, jo jonizues dhe higjiena e punës. Ky shërbim bënë matjen e rrezatimit në ajër, ujë, tokë dhe ushqim, kontrollin e cilësisë dhe sigurisë nga aparatet e rëntgenit (burimet radioaktive në mjekësi dhe industri, dozimetrinë personale).
Kontaktet e institucionit
Obiliq
Telefoni: +383 38 560 143 dhe 038 561 695
E-mail: imp-sha@hotmail.com