Departamenti i Skemave Sociale

Departamenti i Skemave Sociale ka për mision zhvillimin e politikave të skemave sociale dhe sigurimin e zbatimit të skemave sociale të cilat kanë për qëllim mbështetjen e familjeve dhe personave në nevojë sociale, duke ndikuar drejtpërdrejtë në reduktimin e varfërisë dhe rritjen e mirëqenies sociale në përgjithësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Skemave Sociale janë:

  • Zhvillon dhe harton politikat, politikat, strategjitë në fushën e politikave sociale, ndihmave sociale dhe përfitimeve sociale
  • Koordinon planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit për politika të skemave sociale dhe skema sociale
  • Përgatit analiza, studime dhe hulumtime në fushën e politikave sociale, skemave të përfitimeve sociale dhe përfshirjes sociale
  • Zbaton politikat dhe programet për përfitimet sociale për lehona, shtesa për fëmijë dhe përfitimet të tjera sociale që caktohen me akte normative të Qeverisë apo Ministrit
  • Menaxhon me skemat e përfitimeve në para të gatshme për familjet e varfra dhe kompensimet për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara shtesat për fëmijët, pagesat për lehona dhe përfitimeve tjera sociale, sipas kërkesave të Ministrisë
  • Planifikon buxhetin për financimin e skemave, programeve dhe shërbimeve që menaxhohen nga Departamenti
  • Zhvillon kornizën e indikatorëve për mbledhjen e të dhënave statistikore për fushën e politikave sociale dhe të mirëqenies sociale
  • Merr pjesë në ngritjen e kapaciteteve për shërbimet sociale dhe harton programe të këshillimit/mentorimit, për institucionet e përkujdesjes sociale dhe profesionistët e punës sociale
  • Bashkëpunon me palët e interesuara për avancimin dhe ngritjen profesionale dhe kapacitetet e stafit të ofruesve publikë dhe joqeveritarë në fushën e politikave të skemave sociale dhe mirëqenies sociale në përgjithësi
  • Shqyrton raportet vjetore të drejtorive përkatëse komunale dhe planeve vjetore të punës së tyre për fushën e politikave të skemave sociale

Drejtori i Departamentit të Skemave Sociale, raporton te Sekretari i Përgjithshëm

Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si në vijim:

  • Divizioni për Politika të Skemave Sociale
  • Divizioni për Ndihma Sociale
  • Divizioni për Përfitime Sociale
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors