SHËRBIME MË TË QASSHME DHE PROCEDURA MË TË LEHTA PËR PENSIONISTËT

Njoftim MPFVLC new

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare vazhdon të ndërmarrë hapa për lehtësimin e shërbimeve dhe procedurave për pensionistët.

Përfituesit e të gjitha kategorive pensionale të renditura më poshtë nuk kanë obligim të paraqiten periodikisht në zyrat e pensioneve:

🟩 Pensionet kontributive

🟩 Pensionet për personat me aftësi të kufizuara

🟩 Pensionet e FSK-së

🟩 Pensionet e TMK-së

🟩 Kompensimi për personat e verbër

🟩 Pensionet invalidore të punës

🟩 Kompensimi për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë

🟩 Pensionet e arsimit

🟩 Pensionet për botën e jashtme

🟩 Pensionet parciale kontributive

🟩 Pensionet për kategoritë e dala nga lufta

Krahas kategorive për të cilat nuk egziston obligimi për paraqitje periodike, për përfituesit e pensionit bazik të moshës dhe të pensionit të parakohshëm të Trepçës, ofrohet shërbim i veçantë për pensionistët me probleme shëndetësore dhe ata mbi moshën 80 vjeçare:

🟩 Ekipe mobile, të cilat punojnë shtatë ditë në javë ofrojnë shërbime në shtëpi për pensionistët që nuk mund të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare mbetet e përkushtuar për të garantuar shërbime të shpejta, cilësore dhe të qasshme për të gjithë pensionistët.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors