Ministri Hoti u takua me përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave Vendore

Ministri Hoti priti në takim përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave Vendore (IKS, QIPS, GLPS dhe QPA), me të cilët diskutuan për punësimin, të drejtat e punëtorëve, sigurinë dhe shëndetin në punë, politikat sociale dhe përfshirjen e personave me sfida të shëndetit mendor në tregun e punës.

Gjatë takimit, Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, prezantoi reformat që po ndërmerren në Inspektoratin Qendror të Punës, përfshirë nismat për avancimin e legjislacionit, forcimin e dialogut social dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës. Gjithashtu, u diskutua edhe për digjitalizimin e inspektimeve dhe rekrutimin e 39 inspektorëve të rinj.

Bashkëpunimi me shoqërinë civile mbetet i rëndësishëm për hartimin e politikave më të mira dhe më gjithëpërfshirëse në fushën e punësimit dhe mbrojtjes sociale.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors