Realizohet sesion informues me ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare për Udhëzuesin Praktik për Inspektimin e Ofruesve të Shërbimeve Sociale dhe Familjare

Rreth 40 pjesëmarrës, përfaqësues të Qendrave për Punë Sociale dhe të ofruesve të shërbimeve sociale nga organizatat e shoqërisë civile, u informuan për qasjen e re të inspektimit, e bazuar në standarde dhe kritere të përcaktuara.

Qëllimi kryesor i Udhëzuesit në prezantimin e të cilit ishte i pranishëm edhe Zëvendës Ministri, z. Agon Dobruna, është që të përcaktojë procedura të qarta, hapa të standardizuar të punës dhe instrumente praktike për realizimin e inspektimit të shërbimeve sociale dhe familjare.

Inspektimi nuk synon vetëm evidentimin e mospërputhjeve apo vendosjen e masave administrative, por, mbi të gjitha, përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve, përmbushjen e standardeve dhe kritereve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe garantimin që shërbimet të ofrohen në mënyrë profesionale, të sigurt, të qasshme, gjithëpërfshirëse dhe në interesin më të mirë të përfituesve.

Metodologjia e Udhëzuesit mbështetet edhe në praktikat më të mira ndërkombëtare, të përshtatura me kontekstin dhe legjislacionin vendor.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors