Ministri i MPFVLC, Andin Hoti dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi u takuan për të koordinuar bashkëpunimin ndërmjet nivelit qendror dhe lokal

Me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, kolegun Elbert Krasniqi, zhvilluam sot një takim koordinues për të konkretizuar bashkëpunimin ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.

Diskutuam për mënyrën se si, në bashkëpunim me komunat, mund t’i afrojmë edhe më shumë te qytetarët shërbimet dhe mundësitë që ofron Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, nga ndërmjetësimi në punësim dhe orientimi në karrierë, deri te programet e aftësimit profesional dhe masat aktive të tregut të punës.

Një vëmendje të veçantë i kushtuam rritjes së përfshirjes së pjesëtarëve të komuniteteve në tregun e punës dhe koordinimit me komunat për identifikimin dhe adresimin e nevojave konkrete për punësim dhe aftësim.

Qëllimi ynë është i qartë: mundësitë që krijojmë në nivel qendror t’i bëjmë sa më të qasshme për qytetarët në secilën komunë të Kosovës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors