Ministri Hoti takoi përfaqësuesit e Bankës Botërore me të cilët u bisedua për zbatimin e projektit të reformën sociale SAS

Pata kënaqësinë të pres në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, me të cilët vazhduam koordinimin për reformat në fushën e mbrojtjes sociale dhe hapat e radhës në zbatimin e projektit SAS.

Në fokus të diskutimit ishte Projektligji për Asistencën Sociale, i cili synon të eliminojë diskriminimet që kanë prekur familjet që janë vërtet në nevojë, të parandalojë keqpërdorimet e skemës dhe, njëkohësisht, të krijojë mundësi që përfituesit e aftë për punë të integrohen në tregun e punës përmes programeve të punësimit, aftësimit profesional dhe trajnimeve.

E falënderova Bankën Botërore për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e reformave që po ndërtojnë një sistem më të drejtë, më efikas dhe më të qëndrueshëm të mbrojtjes sociale në Republikën e Kosovës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors