MFPVLÇ avancon mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve duke digjitalizuar inspektimet

Inspektimi hyn në epokën digjitale: inspektime në kohë reale, transparent dhe më efikas

Sot lansuam Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Rasteve të Inspektoratit të Punës, një reformë e rëndësishme që modernizon procesin e inspektimeve dhe forcon mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në Republikën e Kosovës.

Ky sistem do të rrisë efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien institucionale, duke mundësuar menaxhim më të shpejtë dhe më profesional të rasteve të inspektimit.

Përmes këtij sistemi, inspektimet do të bazohen më shumë në evidencë dhe analizë të riskut, me fokus të veçantë tek sektorët ku siguria në punë mbetet sfidë serioze, si ndërtimtaria dhe industria.

Paralelisht me digjitalizimin, do të vazhdojmë me reforma të tjera të rëndësishme: hartimin e Ligjit të ri për Inspektoratin e Punës, Projektligjin e Punës, Strategjinë e Komunikimit të Inspektoratit dhe rekrutimin e inspektorëve të rinj.

Qëllimi ynë është i qartë: një treg pune më i drejtë, më i sigurt dhe institucione moderne që u shërbejnë qytetarëve me profesionalizëm dhe transparencë.

Falënderoj Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), Qeverinë e Suedisë dhe të gjithë partnerët që mbështetën këtë reformë të rëndësishme për modernizimin e shtetit dhe mbrojtjen e punëtorëve tanë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors