Ministri Hoti vizitoi organizatën ‘Handikos’ në Ferizaj

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, qëndroi për vizitë në organizatën Handikos në Ferizaj ku u prit nga drejtori ekzekutiv, z. Enver Kosumi, stafi, dhe prindërit me fëmijët përfitues të shërbimeve.

Gjatë vizitës në organizatën Handikos në Ferizaj, së bashku me drejtorin ekzekutiv, z. Enver Kosumi, pata kënaqësinë të takoj Blerina Murtezin, autore e disa librave dhe përfituese e shërbimeve në kuadër të grupit të të rinjve me aftësi të kufizuara.

Shembuj frymëzues si ai i Blerinës janë dëshmi e fuqisë së mbështetjes dhe motiv shtesë për të punuar pa u ndalur drejt përmirësimit të cilësisë së jetesës për kategoritë e cenueshme.

Nga stafi i organizatës dhe prindërit e fëmijëve përfitues, u njoftuam nga afër me sfidat dhe nevojat që kërkojnë trajtim dhe adresim institucional.

Këto takime janë të rëndësishme për procesin e ndërtimit të politikave dhe mekanizmave sa më efektive.

Me procedimin e Projektligjit për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe plotësim-ndryshimet e legjislacionit që prek personat me aftësi të kufizuara, kemi ndërmarrë hapa konkretë për të harmonizuar aspektin ligjor, ndërsa edhe kemi ndarë 2.5 milionë euro për mbështetje financiare të projekteve të OJQ-ve të licencuara në fushën e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare.

Një shoqëri e drejtë matet me mundësitë që u ofron të gjithëve, pa dallim.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors