Organizatat e punëtorëve (Shoqata, Federata dhe Konfederata Sindikale) për zyrtarizimin e fushëveprimit të tyre, duhet të aplikojnë për regjistrim në organin përgjegjës të Ministrisë përkatëse për Punë.
Shoqata Sindikale, si njësi themelore organizative, mund të regjistrohet në Ministri, nëse ka së paku dhjetë (10) anëtarë sindikal.
Federata Sindikale, mund të regjistrohet në Ministri, nëse në kuadër të saj ka së paku dy (2) shoqata sindikale të veprimtarive të njëjta ose të ngjashme anëtarësia e të cilave është së paku 10% e të punësuarve në nivel të sektorit përkatës.
Konfederata Sindikale, mund të regjistrohet në Ministri, nëse në kuadër të saj veprojnë së paku dy (2) Federata Sindikale të veprimtarive të ndryshme, anëtarësia e të cilave është së paku 10% e të punësuarve në nivel të vendit.
- Regjistrimi i Shoqatës Sindikale
- Regjistrimi i Federatës Sindikale
- Regjistrimi i Konfederatës Sindikale
- Udhezimi Administrativ nr.04/2020
Të gjitha dokumentet e plotësuara duhet të dërgohen në e-mail adresën zyrtare dhe ne kopje fizike:
e-mail: regjistro.sindikaten@rks-gov.net
Nr. Kontaktues: 03820026135
Lista e organizatave sindikale te regjistruara
LISTA E SINDIKATAVE TË REGJISTRUARA (linkun tek ueb-faqja e sindikatës (nëse ekziston) dhe kontakti i sindikatës
Numri i përgjithshëm i anëtarëve sindikal në Kosovë
Numri i përgjithshëm i anëtarëve sindikal në nivel vendi është 47.884 anëtarë