Shërbimi i Komisioneve Mjekësore

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Komisioneve Mjekësore janë:

  • Menaxhimi dhe administrimi i punës së të gjitha komisioneve mjekësore me qëllim të vlerësimit të të gjitha kërkesave të aplikuesëve në skemat e pensioneve, beneficioneve dhe përfitimeve tjera të menaxhuara nga MPMS-ja;
  • Vendosja dhe zbatimi i procedurave ligjore dhe mjekësore në përputhje me dispozitat e ligjeve të aplikueshme.
  • Shqyrtimi dhe rishqyrtimi e kërkesave për njohjen e të drejtave të aplikuesëve në skemat pensionale dhe sociale;
  • Rregullimi dhe përcaktimi i procedurave për angazhimin e mjekëve në komisione mjekësore sipas kërkesave të departamenteve përkatëse të MPMS-së;
  • Propozimi dhe përcaktimi i përbërjes së komisioneve profesionale mjekësore dhe caktimi i orarit për seancat e komisioneve mjekësore;
  • Bashkëpunimi dhe komunikimi me departamentet përkatëse të MPMS-së për avancimin dhe ligjshmërinë e punës së komisioneve mjekësore.
  • Kompletimi dhe rishikimi i evidencës mjekësore për të gjithë shfrytëzuesit e të drejtave në skemat pensionale dhe sociale të cilat menaxhohen dhe administrohen nga MPMS-ja;
  • Zbatimi i drejtë dhe i plotë i strategjive dhe politikave lidhur me trajtimet shëndetësore të përcaktuara me ligj;
  • Zbatimi i detyrave dhe përgjegjësive tjera të përcaktuara me aktet e tjera nënligjore të aprovuara nga MPMS-ja.
  • Zbatimi dhe aplikimi i rregullave dhe standardeve shëndetësore të përcaktuara në legjislacionin e shëndetësisë.

Udhëheqësi i Divizionit të Komisioneve Mjekësore raporton tek udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors