Të arriturat në kuadër të Projektit për Reformën e Asistencës Sociale (SAS)

Njoftim për progresin dhe rezultatet konkrete të arritura në kuadër të Projektit për Reformën e Asistencës Sociale (SAS), projekt ky që është një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme sistemike në fushën e mbrojtjes sociale në Kosovë gjatë dekadës së fundit.

Që nga fillimi i zbatimit, ky projekt ka realizuar aktivitete që kanë mbështetur mijëra qytetarë dhe familje në nevojë:

✅️ Rreth 4,000 familje kanë filluar të përfitojnë për herë të parë mbështetje financiare nga shteti, falë eliminimit të kritereve kufizuese dhe vendosjes së një qasjeje më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, duke hequr kushtin për fëmijë nën 5 vjeç dhe penalizimet e menjëhershme pas punësimit;
✅️ Procesi i aplikimit është digjitalizuar plotësisht, duke u bërë më i thjeshtë, më i shpejtë dhe më transparent për qytetarët;
✅️ Mbi 6,000 persona të aftë për punë janë regjistruar në zyrat e punësimit dhe po përfitojnë nga shërbimet aktive të tregut të punës, përfshirë trajnimet profesionale dhe subvencionimin e pagave për punëdhënësit të mbështetura përmes projektit;
✅️ Janë angazhuar rreth 200 konsulentë dhe punonjës për forcimin e kapaciteteve institucionale në Qendrat për Punë Sociale, Zyrat e Punësimit, Zyrat e Pensioneve, si dhe për monitorim në terren;
✅️ Ka filluar monitorimi sistematik i familjeve përfituese në të gjitha skemat sociale, me qëllim garantimin e drejtësisë dhe targetimit të saktë të mbështetjes;
✅️ Është në proces kontraktimi kompania që do të zhvillojë një sistem modern për menaxhimin e skemave sociale dhe pensionale, duke mundësuar krijimin e një regjistri social të integruar dhe menaxhimin e të gjitha përfitimeve në një platformë të vetme;
✅️ Është hartuar drafti i ligjit të ri për skemën e asistencës sociale, i cili eliminon kriteret diskriminuese dhe përmirëson mekanizmat e vlerësimit dhe monitorimit.

Projekti tashmë ka realizuar shumicën e indikatorëve të përcaktuar, ndërsa familjet në nevojë inkurajohen të paraqiten në Qendrat për Punë Sociale dhe nëse vlerësojnë se i plotësojnë kriteret, të kërkojnë hapjen e aplikimit për përfshirje në skemë.

Ky projekt synon jo vetëm ofrimin e mbështetjes financiare, por edhe mënjanimin e përfitimit të beneficioneve në rastet kur nuk plotësohen kriteret, identifikimin e saktë të familjeve në nevojë, mbështetjen e tyre për t’u integruar në tregun e punës, duke ulur varësinë nga ndihma sociale dhe duke forcuar pavarësinë financiare të familjeve.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare mbetet e përkushtuar për të avancuar këtë reformë me transparencë të plotë dhe në shërbim të qytetarëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors