Ministri Hoti u takua me përfaqësuesin e UNDP-së, Nuno Queiros

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, e priti në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), z. Nuno Queiros, i shoqëruar nga Menaxherja e portofolit për rritje gjithëpërfshirëse dhe qëndrueshmëri ndaj ndryshimeve klimatike, znj. Enisa Serhati.

Në takim Ministri Hoti ka shprehur vlerësimin dhe falënderimin për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme nga UNDP, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit për shumë projekte dhe nisma të cilat u hapën si tema.

Bashkë me fushëveprimtarinë e MPFVLÇ-së, Ministri Hoti shpjegoi vizionin dhe objektivat të cilat synon t’i realizojë gjatë këtij mandati.

z. Queiros e uroi Ministrin për detyrën duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim, ndihmë dhe përkrahje në shumë fusha specifike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors