Divizioni për Politika të Skemave Sociale

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politika të Skemave Sociale janë:

  • Harton dhe zhvillon programet, strategjitë në fushën e politikave sociale dhe mirëqenies sociale në përgjithësi
  • Përgatit analiza dhe kryen hulumtime në fushën e mirëqenies sociale dhe përfshirjes sociale
  • Përgatit vlerësim dhe ofron rekomandime për fushën e politikave të skemave sociale, për strukturat relevante në nivelin qendror apo lokal
  • Koordinon aktivitetet me Agjencinë e Statistikave të Kosovës dhe subjektet e tjera për sigurimin e të dhënave dhe përpunimin e tyre, të cilat përdoren për publikimin e raporteve hulumtuese
  • Përgatit raporte dhe statistika për realizimin e objektivave dhe aktiviteteve në fushën e politikave të skemave sociale, përfshirjes sociale dhe mirëqenies sociale.
  • Harton dhe zhvillon doracakët dhe udhëzuesit e ndryshëm në fushëveprimin e politikave të skemave sociale
  • Bashkëpunon me strukturat profesionale vendore dhe të jashtme, me qëllim të ngritjes së kualitetit të shërbimeve në fushën e politikave të skemave sociale dhe mirëqenies sociale
  • Monitoron zbatimin e dokumenteve të politikave të skemave sociale dhe strategjive në fushën e mirëqenies sociale
  • Identifikon dhe planifikon nevojat për financim nga fondet e BE-së dhe donatorët e për zhvillimin e sektorit të politikave të skemave sociale dhe të mirëqenies sociale

Udhëheqësi i Divizionit për Politika të Skemave Sociale, raporton te Drejtori i Departamentit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors