Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Operacione të TI-së, janë:
Zhvillimi dhe mirëmbajtja e Portofolit të Shërbimeve të Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit (TIK);
Përcaktimi i proceseve në pajtim me standardet e teknologjisë (ITIL) dhe sigurimi i mjeteve të nevojshme për ofrimin e shërbimeve të TIK; zbatimi i proceseve dhe standardeve ISO 27001;
Organizimi dhe mbikëqyrja e përditshme e aplikacioneve të punës, sigurimi i disponueshmërisë dhe perfomancës sipas Marrëveshjeve të Nivelit Operacional (MNO);
Informimi i përdoruesve për kohën e ndërprerjes së sistemit;
Organizimi dhe menaxhimi i Tryezës së Shërbimit dhe menaxhimit të incidenteve (mbështetja e nivelit 1 dhe 2), menaxhimi i ngjarjeve, menaxhimi i kërkesave të përdoruesve dhe menaxhimi i qasjes;
Organizimi dhe menaxhimi i incidenteve, përmes sistemit të tiketave;
Menaxhimi i kompjuterëve desktop (ose kompjuterëve mobil), si dhe instalimi i aplikacioneve dhe mjeteve të ndryshme (azhurnimet dhe instalimet e centralizuara, ose në kompjuterë individualë);
Administrimi i fjalëkalimeve për user-a të përdoruesve dhe email-it zyrtar;
Azhurnimi i programeve antivirus;
Mbështetja për printerë, duke përfshirë instalimin e driverëve, menaxhimi dhe administrimi i të gjitha fotokopjeve dhe printerëve;
Qasja në internet / menaxhimi i postës elektronike;
Organizimi i monitorimit dhe matja e performancës së operacioneve të TIK-ut dhe planifikimi i përmirësimeve në koordinim të ngushtë me Menaxherin e Infrastrukturës;
Planifikimi i buxhetit vjetor në fushëveprimin e divizionit për koston operacionale dhe mirëmbajtjen e pajisjeve;
Udhëheqësi i Divizionit për Operacione të TI-ve, raporton te Drejtori i Departamentit.