Divizioni për Ndihma Sociale

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Ndihma Sociale, janë

  • Harton dhe zbaton dokumentet e politikave dhe programeve për ndihma sociale
  • Grumbullon, analizon dhe raporton mbi të dhënat për varfërinë në Kosovë dhe bashkëpunon me Agjencinë e Statistikave të Kosovës për publikimin e tyre
  • Zhvillon dhe siguron zbatimin e legjislacionit për ndihmë sociale dhe programet e Qeverisë për mbështetjen e familjeve të varfra dhe kategorive tjera të cenueshme
  • Koordinon aktivitetet me institucionet e nivelit qendror dhe lokal, për zbatimin e programeve dhe masave të aprovuara nga Ministria dhe Qeveria
  • Planifikon buxhetin për programin e ndihmave sociale dhe përgatitjen e raporteve për pagesat e realizuara nga programi i ndihmave sociale
  • Monitoron procesin e pagesave nga skema e ndihmave sociale dhe hartimi i raporteve të rregullta periodike
  • Bashkëpunon me organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, për zhvillimin e aktiviteteve që ofrojnë mbështetje për grupet e cenueshme
  • Menaxhon dhe mirëmban të dhëna për aplikuesit dhe përfituesit e skemës së ndihmës sociale dhe pagesave sociale
  • Menaxhon bazën e të dhënave të ndihmave sociale dhe regjistrit social, për zbatimin e testit të varfërisë

Udhëheqësi i Divizionit të Ndihmave Sociale, raporton te Drejtori i Departamentit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors