Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Logjistikë, janë:
Siguron kushtet e punës dhe të akomodimit për stafin e Ministrisë;
Menaxhon inventarin dhe depot e Ministrisë;
Bën pranimin, kontrollimin e pasurisë, menaxhimin e stoqeve dhe përgatitjen e raporteve përkatëse;
Përcjell lëvizjen e pasurisë dhe ofron informacione të duhura lidhur me lëvizjen e pasurisë, dhe përgatit dokumentacionin për lëvizjen e pasurisë – tjetërsimit;
Ofron shërbime për nevojat e Ministrisë për inventar, mallra dhe pajisje tjera të zyrës për punë;
Siguron ofrimin e shërbimit të transportit dhe bën menaxhimin e veturave të Ministrisë dhe atyre që janë në shfrytëzim të saj;
Ofron ndihmë logjistike mbështetëse, për organizimin e takimeve të personelit të Ministrisë;
Ofron shërbime logjistike për personelin dhe nevojat e institucionit; dhe
Ofron shërbimin e sekretarisë për departamentet dhe divizionet e tjera në Ministri.
Udhëheqësi i Divizionit të Logjistikës, raporton te Drejtori i Departamentit.