Fjala e Ministrit Hoti:
Me ftesë të Bankës Botërore, mora pjesë në konferencën rajonale “Skills for Jobs Conference” në Vjenë, ku diskutuam për zhvillimin e aftësive profesionale, përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat.
Shkëmbimi i përvojave dhe njohja me praktikat e vendeve të tjera, veçanërisht Austrisë, janë të rëndësishme për avancimin e politikave të punësimit dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët e Kosovës.
Falënderoj Bankën Botërore dhe Republikën e Austrisë për organizimin dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave.