Ministri Hoti priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Ministri Hoti priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Njoftim i Ministrit Hoti:

Sot, pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Sh.T. z. Jonathan Hargreaves.

Diskutuam për prioritetet dhe planet e Ministrisë për sektorët që mbulojmë, si dhe për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar ofron në fusha të caktuara të veprimtarisë së Ministrisë dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Gjatë takimit, Ambasadori Hargreaves më uroi për konfirmimin e mandatit të ri qeverisës dhe u njoftua për nismat dhe angazhimet tona institucionale.

E falënderova Ambasadorin Hargreaves, Mbretërinë e Bashkuar dhe popullin britanik për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit tonë, si dhe theksova përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors