Ministri Hoti priti në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Invalidëve, Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Kosovë (LIVCZHK), të udhëhequr nga drejtori z. Mustafë Prenku, ku u diskutuan çështje që lidhen me kategoritë e dala nga lufta, me theks të veçantë sfidat që shoqërojnë procesin e njohjes së statusit të personave të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës.
Përfaqësuesit e LIVCZHK-së i dhuruan Ministrit librin “Jetuam për të rrëfyer”, i cili përmbledh histori dhe dëshmi të personave të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Takimi riafirmoi rëndësinë e bashkëbisedimit me organizatat përfaqësuese dhe të angazhimit të përbashkët për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të kategorive të dala nga lufta.