Në buxhetin për vitin 2027 nis zbatimi i dyfishimit të shtesave për fëmijë, paga e 13-të, koeficienti i pagave bëhet 120 euro nga 1 korriku dhe ofrohet mbështetje për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Mbështetja për fëmijët dhe familjen mbetet prioritet i Qeverisë. Me buxhetin për vitin 2027, parashihet nisja e realizimit të premtimit për dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda mandatit qeverisës.
Rritja do të bëhet gradualisht, në 4 faza, me nga 25% çdo vit mbi shumën aktuale. Pra, nga 1 janari 2027, shtesat për fëmijë rriten 25%, pastaj edhe në janar të vitit 2028 përsëri 25%, në janar 2029 përsëri 25%, ndërsa në janar të vitit 2030 kompletohet rritja graduale, duke rezultuar në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda mandatit
.
Konkretisht, një familje që ka dy fëmijë dhe tash merr 60 euro, nga janari do t’i marrë 75 euro, ndërsa një familje që ka 4 fëmijë dhe tash merr 180 euro, nga janari do t’i marrë 225 euro. Kjo rritje do të vazhdojë secilin vit, deri në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda këtij mandati.
Buxheti për vitin 2027, i paraparë në vlerë prej 4.27 miliardë euro, parasheh edhe pagën e 13-të. Krahas saj, parashihet edhe rritja e koeficientit të pagave në 120 euro nga data 1 korrik 2027.
Po ashtu, është planifikuar rritja e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, sipas kërkesës së parashtruar nga ekipet mbrojtëse, për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes do të pritet edhe strategjia nga Grupi Punues i cili kryesohet nga zv. Kryeministri Glauk Konjufca.
