NJOFTIM PËR HAPJEN E AFATIT TË APLIKIMIT

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton qytetarët se është hapur afati i aplikimit për përfitim nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2026–2027. Mbështetja ofrohet në formën e subvencionimit të faturës së energjisë elektrike për ekonomitë familjare që i plotësojnë kriteret e përcaktuara sipas programit dhe vendimit përkatës.

Kush mund të aplikojë?

Të drejtë aplikimi kanë ekonomitë familjare që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e Programit. Aplikimi bëhet nga një anëtar i ekonomisë familjare dhe lidhet vetëm me një njehsor elektrik.

Të gjitha detajet, përfshirë edhe kriteret kryesore për përfitim i gjeni në linkun e mëposhtëm:

Si aplikohet?

Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova, në kategorinë e shërbimeve “Familja”, në linkun:

https://ekosova.rks-gov.net/Service/1

Familjet që nuk kanë mundësi të aplikojnë ne mënyre elektronike mund të marrin ndihmë në Qendrat për Punë Sociale.

Afati i aplikimit dhe kohëzgjatja

19 tetor 2026 – 31 mars 2027

Subvencionimi fillon nga muaji i aprovimit të aplikimit dhe nuk zbatohet në mënyrë retroaktive. Për të përfituar gjatë gjithë periudhës së programit, rekomandohet aplikimi sa më i hershëm.

E rëndësishme verifikimi dhe krahasimi i të dhënave

Të dhënat e deklaruara gjatë aplikimit verifikohen nga institucionet përkatëse. Deklarimi i pasaktë ose i paplotë mund të rezultojë në refuzimin e aplikimit ose kthimin e mbështetjes së përfituar.

Informatat dhe kontaktet

Për sqarime dhe informata shtesë mund të na shkuani apo na kontaktoni në këto adresa:

subvencion.energjia@rks-gov.net
Tavolina Ndihmëse, Qafa 1 P.n. Telefoni; 038-200 27 277

APLIKONI NË KOHË DHE SIGUROHUNI QË TË DHËNAT E DEKLARUARA TË JENË TË SAKTA!

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors