“Vetëm nevoja për zhvillimin e gjithmbarshëm dhe të shpejtuar të Kosovës i nxiti të rinjtë dhe të rejat…”- Ukshin Hoti
Konteksti në të cilin janë shkruar këto fjalë ishte tjetër. Por një gjë mbetet po aq e vërtetë edhe sot: zhvillimi i Kosovës nuk mund të mendohet pa rininë e saj.
Mundësi për shkollim e aftësim, për përvojën e parë të punës, për punësim dhe për ndërmarrësi. Pikërisht këtë synojmë përmes Garancisë Rinore, Superpunës, aftësimit profesional, praktikës në punë dhe masave të tjera të punësimit, në kuadër të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Kosova ka nevojë për energjinë, dijen, guximin dhe ëndrrat e të rinjve të saj. Detyra jonë është që atyre t’ua hapim rrugën.
Urime Dita Ndërkombëtare e Rinisë – 12 Gushti!