“Jam komandant i atyre ushtarëve që e nderuan Kosovën, që e nderuan kombin tonë dhe do të jem ushtar deri në vdekje i kombit shqiptar.”
Këto fjali i kishte thënë Tahir Sinani pas çlirimit të Kosovës.
Dhe ashtu veproi, e mbajti fjalën, deri në vdekje mbeti ushtar i kombit shqiptar.
I lindur në Tropojë dhe i formuar si ushtarak në ushtrinë e Shqipërisë, Tahir Sinani ia kushtoi jetën çështjes kombëtare shqiptare, duke luftuar me të njëjtin ideal në Kosovë, në Luginën e Preshevës dhe në trojet shqiptare në Maqedoni.
Në 25 vjetorin e vdekjes së tij, për herë të parë, Qeveria e Kosovës organizoi Akademi Përkujtimore në Nderim të Rënies së Gjeneral, Tahir Sinani, ku u vlerësua jeta, veprimtaria dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në tri luftërat çlirimtare shqiptare, si dhe trashëgimia që ai la për brezat që vijnë.
Lavdi e përjetshme Gjeneral Tahir Sinanit!