Ministri Hoti miratoi dy Udhëzime Administrative në fushën e shërbimeve familjare dhe sociale

Sot i miratova edhe dy Udhëzime Administrative në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare

✅️ Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kushteve minimale për themelimin e institucioneve të shërbimeve sociale

✅️ Udhëzimin Administrativ për procedurën për dhënien, përsëritjen, pezullimin dhe marrjen e licencës për ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare

Me këto udhëzime vendosen rregulla më të qarta për themelimin dhe funksionimin e institucioneve publike, organizatave joqeveritare dhe institucioneve private që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.

Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe në garantimin e shërbimeve më cilësore, më të sigurta dhe me standarde të njëjta për qytetarët.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors