Kosova po ndërton një sistem të ri digjital të punësimit

Sot, në kuadër të punëtorisë “Përmirësimi i Shërbimeve të Punësimit në Kosovë përmes Platformës Digjitale dhe proceseve të bazuara në evidenca”, u prezantua progresi i arritur në zhvillimin e platformës së re digjitale ePunësimi.

Ministri z. Andin Hoti theksoi se kjo platformë shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve të punësimit në Republikën e Kosovës, duke krijuar një sistem më efikas, transparent dhe më të qasshëm për qytetarët dhe bizneset.

Përmes platformës ePunësimi:

✅ Punëkërkuesit do të mund të aplikojnë online, të ndërtojnë profile profesionale dhe të marrin mbështetje për zhvillimin e karrierës;

✅ Punëdhënësit do të kenë qasje më të shpejtë dhe më efikase në menaxhimin e vendeve të lira të punës dhe identifikimin e kandidatëve adekuatë;

✅ Institucionet do të kenë një sistem të integruar dhe modern për ofrimin e shërbimeve publike.

Një nga elementet kryesore të platformës është integrimi me institucionet relevante shtetërore, përfshirë Agjencinë e Regjistrit Civil, ATK-në, ARBK-në, Thesarin, eKosova dhe sisteme të tjera relevante, duke mundësuar automatizim të proceseve dhe rritje të besueshmërisë së të dhënave.

Po ashtu, integrimi i platformave ekzistuese si SIMP, Superpuna, KGenU dhe ueb-faqes së APRK-së në një sistem unik digjital do të krijojë një qasje të centralizuar dhe më funksionale për qytetarët, bizneset dhe institucionet.

Ministri Hoti potencoi se platforma ePunësimi është një hap strategjik drejt ndërtimit të institucioneve moderne dhe një tregu pune më transparent, më funksional dhe më të qasshëm për secilin qytetar. Ai nënvizoi se përmes integrimit të sistemeve shtetërore dhe bashkimit të platformave ekzistuese në një ekosistem unik digjital, qytetari vendoset në qendër të çdo shërbimi publik.

Gjatë punëtorisë u diskutua edhe për:

▪️ Modelin e profilizimit të rrezikut të papunësisë afatgjatë;

▪️ Hartimin e Planeve Individuale të Punësimit;

▪️ Forcimin e monitorimit dhe zbatimit të Garancisë për të Rinj;

▪️ Modernizimin e mëtejmë të shërbimeve të punësimit në Kosovë.

Transformimi digjital I shërbimeve publike mbetet prioritet në ndërtimin e institucioneve moderne, efikase dhe të orientuara drejt qytetarit.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors