Ministri Hoti, mori pjesë në forumin “Transformimi i sistemeve të kujdesit për ekonomi gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të barabartë”

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, mori pjesë në forumin “Transformimi i sistemeve të kujdesit për ekonomi gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të barabartë”, i organizuar nga UN Women në kuadër të nismës TransformCare, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Ministri Andin Hoti, mes tjerash, theksoi përkushtimin institucional për fuqizimin e grave dhe zhvillimin e qëndrueshëm social.

Krahas reformave legjislative dhe zbatimit të ligjeve në fuqi për garantimin e të drejtave themelore të punëtorëve, përfshirë mbrojtjen sociale, kushtet dinjitoze të punës dhe sigurinë ekonomike, Ministri theksoi se, përmes politikave konkrete synimi mbetet i qartë: rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe ulja e barrës së kujdesit të papaguar.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors