Ministri Hoti bëri homazhe te memoriali “Heroinat” në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, bashkë me ushtruesen e detyrës së Presidentes, znj. Albulena Haxhiu, Kryeministrin z. Albin Kurti, me nënkryetarin e Kuvendit, z. Ardian Gola, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë, me znj. Vasfije Krasniqi Goodman, z. Ramadan Nishori dhe znj. Feride Rushiti, dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, bënë homazhe te memoriali “Heroinat” në Prishtinë.

Përmes procesimit të pensioneve dhe ofrimit të benefiteve që burojnë nga njohja e statusit të tyre, Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës ka rol të rëndësishëm në mbështetjen e të mbijetuarve.

Angazhimi ynë dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk do të mungojë asnjëherë.

Solidariteti, ofrimi i mbështetjes dhe besimit, si dhe angazhimi shoqëror dhe institucional, janë rruga drejt ofrimit të mbështetjes së nevojshme dhe lehtësimit të barrës që mijëra gra e burra e mbajnë tash e 27 vjet pas luftës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors