Marrëveshjet kolektive regjistrohen në përputhje me Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.12/2011 për regjistrimin e marrëveshjeve kolektive, i plotësuar dhe ndryshuar me Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.05/2020.
Për regjsitrimin e marreveshjeve kolektive, palët i drejtohen Departamenti përkatës të Punës në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve si “Organ përgjegjës për regjistrimin e marrëveshjeve kolektive”.
Organi përgjegjës me pranimin e dokumentacionit të plotë, fillon shqyrtimin e kërkesës për regjistrim, në afat prej 45 ditësh nga dita e pranimit.
Adresa” “Edit Durham” nr.46, Prishtinë, Nr. Telefonit: 038-213/989; centrix: +383 200-26-135