Të punësuarit kanë të drejtë sipas vullnetit të tyre të themelojnë organizata sindikale dhe të anëtarësohen dhe bashkohen në to, sipas ligjit, Statutit Sindikal, standardeve ndërkombëtare sindikale dhe Konventave Ndërkombëtare të ONP-së.
Të punësuarit kanë të drejtë sipas vullnetit të tyre të formojnë organizata sindikale (shoqata) dhe të bashkohen në federata dhe konfederata sipas kushteve dhe parimeve të përcaktuara në aktet e organizatës sindikale.
Me qëllim të realizimit të interesave të njëjta si dhe fuqizimit të sindikatës për avancimin dhe zhvillimin e dialogut social me partnerët social, sindikatat mund të organizohen në vijën vertikale në Shoqata, Federata dhe Konfederata Sindikale.
Çka janë shoqatat sindikale?
Shoqata sindikale është organizata themelore sindikale e të punësuarëve të anëtarësuar vullnetarisht, e cila ka për qëllim mbrojtjen e interesave të punëtorëve të një subjekti juridik;
Çka jane fedaratat sindikale?
Federata sindikale është organizata sindikale e përbërë prej shoqatave sindikale të anëtarësuara vullnetarisht, e cila ka për qëllim mbrojtjen e interesave të grupacionit të caktuar të punëtorëve.
Çka janë konfederatat sindikale?
Konfederata sindikale është organizata sindikale e bashkimit vullnetar të federatave sindikale me qëllim realizimin dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve sindikal.