Dialogu social është proces demokratik i informimit, konsultimeve dhe negocimeve në mes të përfaqësuesve të punëdhënësve, punonjësve dhe përfaqësuesve të Qeverisë. Dialogu social funksionon në nivelin dypalësh dhe trepalësh.
Në nivelin dypalësh negociatat zhvillohen në mes të përfaqësuesve të punëdhënësve dhe punëmarrësve. Në këtë nivel këto dy palë negociojnë dhe mund të nënshkruajnë Marrëveshje Kolektive. Në nivelin trepalësh negociatat zhvillohen në mes të përfaqësuesve të punëdhënësve, punëmarrësve dhe Qeverisë. Në këtë nivel këto tri palë negociojnë dhe mund të nënshkruajnë Marrëveshjen e përgjithshme Kolektive.