Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka hartuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të
Cenueshëm të Energjisë Elektrike në Kosovë, i cili program është aprovuar nga Qeveria e Republikës së
Kosovës me Vendimin nr. 06/224 datë 11.10.2024. si dhe vendimit të Ministrisë së Financave Punës dhe
Transfereve nr. 60.2024 dt. 11.10.2024 mbi kushtet dhe kriteret e përfitimit.
Programi për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike, i dedikohet adresimit të
sfidave unike me të cilat përballen konsumatorët që identifikohen si të cenueshëm në qasjen dhe përballimin
e shërbimeve të energjisë elektrike. Qëllimi i programit është të sigurojë që të gjithë konsumatorët në nevojë
të kenë qasje të barabartë në energji elektrike të përballueshme. Nëpërmjet këtij programi Qeveria e
Republikës së Kosovës synon të fuqizojë konsumatorët e cenueshëm, duke ofruar mbështetje financiare
përmes subvencionimit të energjisë elektrike, që rezulton në zbutjen e barrës së shpenzimeve të energjisë
elektrike.
Identifikimi i konsumatorëve të cenueshëm: Programi synon të identifikojë konsumatorët e cenueshëm
që kualifikohen për subvencionim të energjisë elektrike bazuar në kritere objektive si të hyrat e ulëta. Grupi
punues ka vendosur të përdorë testin e të hyrave si një qasje për të identifikuar konsumatorët e cenueshëm
sepse kjo qasje na lejon t’i drejtojmë mjetet financiare për ata që kanë më së shumti nevojë. Vlerësimi i
nivelit të hyrave mundëson kritere objektive për përcaktimin e përfituesve dhe siguron që ndihma arrin te
familjet me të hyra më të ulëta, të cilat mund të përballen me vështirësi financiare. Kjo qasje thjeshton
procesin e identifikimit, promovon shpërndarjen efikase të burimeve, dhe nxit barazinë dhe konsistencën
në identifikimin e konsumatorëve të cenueshëm.
Sigurimi i shpërndarjes së barabartë të subvencioneve: Objektivë tjetër e programit është sigurimi që
subvencionet e energjisë elektrike të shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe të arrijnë tek ata që vërtet kanë
nevojë për ndihmë. Formula për kalkulimin e subvencioneve si dhe zbatimi i mekanizmit verifikues, sikurse
konfirmimi i të hyrave të aplikantëve nga Komisioni Zbatues në bashkëpunim me institucionet përkatëse,
mundësojnë shpërndarjen e barabartë të subvencioneve.
Sigurimi i energjisë elektrike të përballueshme: Objektivë tjetër e programit është të sigurojë që
konsumatorët e cenueshëm të kenë qasje në energji elektrike të përballueshme. Programi synon të lehtësojë
barrën financiare përmes subvencionimit të energjisë elektrike
Subvencionimi i energjisë elektrike ne kuadër te programit për mbrojtjen e konsumatorëve te cenueshëm
për vitin 2024-2025 është bere për 91,833 familje.
Kriteret e Perfitimit
Për të përfituar nga subvencionimi, të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shtetas të KS me banim të
përhershëm ne RKS, ose shtetas i huaj me leje qëndrim të përhershëm te RKS; Të hyrat mesatare mujore
për periudhën e fundit një vjeçare (korrik 2023-qershor 2024) të mos jene me shume se 150 euro për anëtar
të ekonomisë familjare; Vlera e Aseteve në pronësi të ekonomisë familjare të jete e barabarte ose me pak
se njëqind mijë euro (100,000.00).