Pëfitimet për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuar

Skema për Përkrahje Materiale për Familjet e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të
Përhershme (FFAKP) – është përkrahje materiale familjeve të cilat ruajnë dhe përkujdesen për
fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme. Ky mandat rregullohet me Ligjin Nr. 03/L-022 për
Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Përhershme, neni 1.

Qëllimi i kësaj ndihme materiale është që t’u mundësojë fëmijëve me aftësi të kufizuar të
përhershme të bëjnë një jetë më normale në kushtet që garantojnë dinjitetin e tyre dhe lehtësojnë
jetën e tyre.

Financimi i Skemës së FFAKP-së
Skema e FFAKP-së financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
Kur ka filluar të funksionoi Skema e FFAKP-së?
Skema e FFAKP-së ka filluar të funksionoi në qershor të vitit 2009, duke ua njohur të drejtën në
përfitim nga muaji janar 2009, bazuar në Ligjin Nr. 03/L-022 për Përkrahje Materiale Familjeve
të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Përhershme.

Kriteret për të përfituar
E drejta për të përfituar nga kjo skemë u takon fëmijëve më aftësi të kufizuar të përhershme të
moshës 1-18 vjeçare, që janë banor të Republikës së Kosovës dhe janë me aftësi të kufizuar të
përhershme që në mënyrë të pavarur të lëvizin dhe t’i kryejnë aktivitetet e përditshme jetësore, ku
për këta persona është i nevojshëm kujdesi i huaj 24 orësh.
Përkrahjen materiale mund ta realizojë familja, pa marrë parasysh gjendjen
materiale të saj, nëse ka fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme.
Shuma e ndihmës materiale për një fëmijë
E drejta në ndihmë materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme realizohet
në formë të përkrahjes financiare në para, ku shuma materiale për një (1) fëmijë është njëqind e
njëzet (120) euro në muaj.

Kohëzgjatja e shfrytëzimit të përkrahjes materiale
Familjes që i është njohur e drejta për të përfituar nga kjo skemë, këtë të drejtë e realizon deri sa
fëmija të mbushë moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, me kusht që të mos ketë ndryshime që sipas
legjislacionit në fuqi e bëjnë të papërzgjedhshme.


Parashtrimi i kërkesës dhe njohja e të drejtës
Parashtrimi i kërkesës bëhet në Qendrën për Punë Sociale, në komunën ku familja/fëmija me aftësi
të kufizuara banon/e ka vendbanim të përhershëm.


Qendra për Punë Sociale ka mandat të nxjerr aktvendim, me të cilin i njihet e drejta për ndihmë
materiale prindit ose kujdestarit me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme, bazuar
në dokumentacionin e bashkangjitur në kërkesë dhe në ekspertizën e Komisionit Mjekësor.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors