Programi Shtesat për Lehona

Programi i lehonave të papuna dhe të punësuara- është mbështetje financiare që iu ndahet
lehonave të papuna dhe të punësuara bazuar në Vendimi Nr.54/2021 mbi caktimin e kushteve
dhe kritereve për zbatimin e pjesshëm të masës 3.5 – Pagesat për lehonat të Pakos së Ringjalljes
Ekonomike dhe është pjesë e Masës së 3.5 “Mbështetje për Familjen”.

Financimi i Skemës së Lehonave të papuna dhe të punësuara
Programi Shtesat për Lehona financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Fillimi i Programit Shtesat për Lehona

Programi i Shtesave për Lehona të papuna dhe të punësuara ka filluar të realizohet në shtator të
vitit 2021, duke përfshirë të gjitha lehonat që kanë lindur fëmijë nga data 1 gusht 2021.

Të drejtat në përfitime nga Programi Shtesat për Lehona

Te drejtat dhe perfitimet nga Programi Shtesat për Lehona rregullohen me Vendimin Nr 54
/2021 mbi caktimin e kushteve dhe kritreve për zbatimin e pjesëshëm të masës 3.5, pagesa per
lehona dhe shtesa per femije te Pakos se Ringjalljes Ekonomike. Vendimi Nr 54-1 për plotësim
ndryshimin e Vendimit Nr 54-2022 dhe Udhëzuesin Zbatues të Nr. 18/2025.

Të drejtë në përfitim dhe mbështetje në kuadër të Programit Shtesa për Lehona, për lehona të
papuna kanë të gjitha lehonat të cilat evidentohen si të papuna së paku nëntë (9) muaj në
Administratën Tatimore të Kosovës, në dymbëdhjetë (12) muajt e fundit para ditës së lindjes së
foshnjës.

Të drejtë në përfitim dhe mbështetje në kuadër të Programit Shtesa për Lehona, për lehona të
punësuara kanë të gjitha lehonat e punësuara, të cilat evidentohen si të punësuara në kuadër të
Administratës Tatimore të Kosovës në më shumë se tre (3) muaj në dymbëdhjetë (12) muajt e
fundit para ditës së lindjes së foshnjës.

Shuma e mbështetjes financiare

Shuma e përfitimit në kuadër të Programit Shtesa për Lehona është e rregulluar si në vijim:
a. Lehonat e papuna do të përfitojnë shumën prej 325.9 euro për gjashtë (6) muaj,
nga data e aplikimit dhe regjistrimit në platformën E-Kosova.
b. Lehonat e punësuara do të përfitojnë shumën prej 325.9 euro për tre (3) muaj,
nga data e aplikimit dhe regjistrimit në platformën E-Kosova.

Kohëzgjatja e përfitimit

Kohëzgajtja e përfitimit për lehonat e papuna është gjashtë (6) muaj ndërsa për lehonat e
punësuara është tre (3) muaj nga data e lindjes së foshnjës.

Aplikimi për programin Shtesat për Lehona

Aplikimi për të përfituar nga Programi Shtesat për Lehona bëhet në mënyrë elektronike, pëmes
shërbimit Familja, nën-shërbimi Aplikimi për Shtesa për Fëmijë në platformën elektronike
eKosova. https://ekosova.rks-gov.net/

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors