Skema e Ndihmës Sociale në Kosovë

Skema e Ndihmës Sociale në Kosovë implementohet dhe realizohet brenda Qendrave për Punë Sociale, të caktuara për të administruar Skemën e Ndihmës Sociale në të gjitha Komunat e Kosovës, SNS menaxhohen nga udhëheqësi i shërbimit të ndihmës sociale, i cili zgjidhet nga komuna.
Çdo individ apo familje që konsideron se i plotëson kriteret për ndihmë sociale dhe ka nevojë për informacione shtesë për Skemën e Ndihmës Sociale, mund t’i drejtohet Qendrës për Punë Sociale në komunën ku banon.
Kosova është e angazhuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili garanton të drejtat, lirinë qytetare dhe barazinë para ligjit për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton se “të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe se askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
Skema e Ndihmës Sociale në Kosovë, për herë të parë është prezantuar në vitin 2000 dhe është rishqyrtuar më vitin 2003 dhe 2012. Skema është publike, universale dhe e financuar nga fondet publike. Kjo skemë është ngritur më qëllim të mbështetjes dhe ofrimit të ndihmës së përkohshme financiare për familjet që janë në varfëri.
Skema e Ndihmës Sociale në Kosovë rregullohet me Ligjin bazë Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë, me Ligjin Nr. 04/L-096 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë, dhe me një numër të caktuar të Udhëzimeve Administrative, të cilat janë përmendur te pjesa e infrastrukturës ligjore (aktet nënligjore) të Skemës së Ndihmës Sociale.
Bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë SNS-në, për të realizuar të drejtën në ndihmë sociale, të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, përjashtimisht, edhe shtetasit e huaj të cilët:
a) kanë leje qëndrimi,
b) personat në cilësinë e azilkërkuesit,
c) personat në cilësinë e refugjatit, dhe
d) personat të cilët gëzojnë mbrojtje të përkohshme dhe plotësuese, dhe i plotësojnë
kushtet për kategorizim në njërën prej kategorive vijuese:
Kategoria e parë – Familja në të cilën të gjithë anëtarët e familjes janë të varur dhe asnjëri prej tyre nuk është i punësuar; dhe
Kategoria e dytë – Familja me një anëtar të aftë për punë, me të paktën një fëmijë nën moshën 5 vjeç apo që kanë në përkujdesje të përhershme një jetim nën moshën 15 vjeç.
Përveç këtyre kritereve bazë, familjet (e të dy kategorive I dhe II) për të përfituar ndihmën sociale, nuk duhet të kenë në pronësi më shumë 0.5 hektarë tokë, të hyra financiare dhe të mira materiale të llogaritshme, ashtu siç është e përcaktuar me aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë Skemën e Ndihmës Sociale.
Autoriteti përgjegjës për zhvillimin e procedurave, përgatitjen e lëndës, verifikimin e gjendjes socio-ekonomike dhe përzgjedhjen apo refuzimin e familjes në Skemën e Ndihmës Sociale, është nëpunësi i Skemës së Ndihmës Sociale (menaxheri i rastit), ndërsa përgjegjësinë për vendimmarrje e ka udhëheqësi i Shërbimit të Skemës së Ndihmës Sociale, do të thotë niveli lokal – Qendra për Punë Sociale në komunën përkatëse. Ndërsa, niveli qendror (Ministria) harton politikat dhe strategjitë, infrastrukturën ligjore, ushtron kontroll dhe mbikëqyrje dhe siguron buxhetin për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë.
Kohëzgjatja e shfrytëzimit të ndihmës sociale për familjet në Kategorinë I është 12 muaj, ndërsa për familjet në Kategorinë II është gjashtë muaj, me kusht që gjatë gjithë kësaj periudhe familjet në Kategorinë I dhe II, të jenë të përzgjedhshme, ashtu siç është paraparë me dispozita ligjore dhe nënligjore të SNS-së.

Përgjegjësitë e nivelit qendror për Skemën e Ndihmës Sociale;
Përgjegjësitë e nivelit qëndror (Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, konkretisht Departamenti të Skemave Sociale, (DPS) për Skemën e Ndihmës Sociale janë:


*  Hartimi i politikave dhe planeve strategjike për zhvillimin dhe funksionimin e Skemës së
Ndihmës Sociale;
Hartimi i infrastrukturës ligjore dhe rregullave nacionale për Skemën e Ndihmës Sociale;
Hartimi i standardeve minimale për ofrimin e shërbimeve për ndihma sociale;
Monitorimi, kontrollimi dhe inspektimi i cilësisë së këtyre shërbimeve, zbatimi i Ligjit dhe rregullave nacionale për SNS-në;
Në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse planifikon dhe alokon mjetet e nevojshme buxhetore për pagesat e ndihmave sociale, sipas kërkesave të komunave-QPS-ve;
Në rrethana të veçanta, kur niveli komunal (DKSHMS-QPS) nuk përmbush standardet minimale për ofrimin e ndihmave sociale, atëherë Ministria/DPSF mund ta kthejë përgjegjësinë e deleguar, për aq kohë sa e sheh të nevojshme (jo më tepër se një vit).
Përgjegjësitë e nivelit lokal;
Qendrat për Punë Sociale janë institucione të caktuara nga Ministria për të administruar Skemën e Ndihmës Sociale.1Aktualisht në çdo komunë të Kosovës ka nga një QPS, gjithsej 38 QPS, mirëpo me qëllim që këto shërbime të jenë edhe më afër qytetarëve, funksionojnë edhe dy njësi: Kodra e Trimave dhe Kodra e Diellit në Prishtinë (QPS-të në Prishtinë); dhe pesë (5) nënzyra: Gorazhdec
(Pejë); Prilluzhë (Vushtrri); Qabër (Zubin Potok); Lipa-Kelmend (Zveçan) dhe Cerajë (Leposaviq).
Përgjegjësitë e nivelit lokal, janë:

Të themelojnë dhe mirëmbajnë Qendrat për Punë Sociale, të cilat mund të kenë një apo më shumë degë;
Të vlerësojnë dhe identifikojnë nevojat në nivel komunal;
Të menaxhojnë me asetet dhe stafin e QPS-së;
Të zbatojnë infrastrukturën ligjore, rregullat nacionale dhe standardet minimale për ofrimin e shërbimeve për ndihma sociale;
Të ofrojnë kushte, të dhëna dhe dokumentacion për kontroll dhe inspektim të Shërbimit të SNS-së për Njësinë e Auditorit të Brendshëm (NJAB) dhe Njësinë e Kontrollit dhe Mbikëqyrjes (NJKM);

Të pranojnë, shqyrtojnë dhe nxjerrin aktvendime për njohjen apo mosnjohjen e të drejtës së parashtruesve të kërkesës për ndihmë sociale;
Të hartojnë plane dhe raporte mujore, periodike dhe vjetore për SNS-në, të cilat i shqyrtojnë dhe miratojnë DPS/Ministri;
Të ndajnë buxhet të mjaftueshëm për funksionimin normal të QPS-ve.


Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare (MPFVLC) përveç që i përcakton rregullat dhe procedurat për Skemën e Ndihmës Sociale (SNS), gjithashtu zhvillon dhe mirëmban sistemin e Tekonologjisë Informative (TI) e SNS-së. Sistemi i TI-së i SNS-së ka objektivin e dyfishtë të informimit, të hartimit të politikave dhe mbështetjes së zbatimit të metodës së shenjestrimit të SNS-së. Sistemi i menaxhimit dhe i informimit të SNS-së (baza e të dhënave ose regjistri), është i dizajnuar në qendër dhe mirëmbahet nga MFPT-ja. Funksionet e tij themelore përfshijnë mbështetjen e zbatimit të mekanizmit të shenjestrimit të TMT-së të SNS-së, gjenerimin e të dhënave për zhvillimin e politikave, monitorimin dhe vlerësimin. Sistemi i TI-së i SNS-së është dizajnuar në mënyrë të tillë që të shkëmbejë të dhëna me çdo lloj sistemi, me çdo lloj ndërfaqeje, nëse kanë një identifikues të përbashkët personal. Sistemi i TI-së i SNS-së është i lidhur dhe shkëmben të dhëna me ATK-në dhe ARC-në, dhe me shumicën e skemave të cilat menaxhohen nga MFPT-ja. Përmes sistemit të TI-së, kontrollohen/krahasohen në mënyrë elektronike (përmes sistemit të bazuar në ueb), të dhënat e përfituesve të SNS-së me të dhënat e përfituesve të Skemave Pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors