PËR ANËTAR TË KOMISIONIT VLERËSUES PËR PROJEKTET E OJQ-VE NGA FUSHA E SHËRBIMEVE SOCIALE DHE FAMILJARE
Bazuar në Rregulloren e Ministrisë së Financave MF-Nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, në Nenin 8, paragrafi 3.2 parasheh që pjesë e çdo Komisioni Vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve të pranuara sipas thirrjes publike duhet të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, duke përfshirë një përfaqësues të OJQ-ve.
Për këtë qëllim Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të qenë pjesë në cilësinë e anëtarit të Komisionit Vlerësues për të vlerësuar projekt propozimet e dorëzuara nga OJQ-të sipas thirrjes publike nga fusha e shërbimeve sociale të datës 10.04.2026 të publikuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 7 ditë pune dhe përfundon me datën: 22 Prill 2026 ora 16:00.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar aplikacionet fizikisht apo përmes apo përmes postës në adresën:
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare
Zyra e Arkivit
Adresa: Rr. ‘Edit Durham’, nr. 46
10000 Prishtinë