Minstri Hoti vizitoi organizatën jo-qeveritare “HandiKos”

Ndarja e buxhetit nga Qeveria Kurti për shpërndarjen e pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara, është ndër vendimet që u përshëndetën nga Afrim Maliqi, Drejtor i organizatës jo-qeveritare “HandiKos”.

Në vizitën e parë njoftuese në hapësirat e Qendrës së Resurseve për Persona me Aftësi të Kufizuara “HandiKos”, Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, u informua për shërbimet që ofron kjo organizatë si dhe për nevojat specifike, shumë të nevojshme për jetë të dinjitetshme dhe normale.

Ministri Hoti theksoi se do të ketë vullnet dhe vëmendje të veçantë për kërkesat dhe përmirësimin maksimal të mundshëm të jetës së secilit qytetar, përfshirë edhe plotësim ndryshimin e Ligjeve që prekin kategoritë me aftësi të kufizuara.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors