Divizioni për Shërbime të Help Desk ushtron këto detyra dhe përgjegjësi:
• Pranon, regjistron dhe menaxhon kërkesat për shërbime të TI-së • Ofron udhëzime për përdoruesit lidhur me përdorimin e TI-së • Ofron asistencë për përdorimin e sistemeve dhe aplikacioneve zyrtare • Kryen diagnostikimin fillestar dhe zgjidhjen e problemeve standarde të TI-së • Monitoron dhe ndjek realizimin e kërkesave deri në zgjidhjen përfundimtare • Kryen instalimin dhe konfigurimin bazik të pajisjeve dhe softuerëve • Harton raporte periodike për performancën e shërbimeve (SLA dhe KPI)
Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime të Help Desk-ut, raporton te Drejtori i Departamentit.