Divizioni për Menaxhim të Aplikacioneve

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhim të Aplikacioneve, janë:

  • Menaxhon kërkesat për zhvillimin, avancimin, administrimin dhe ndryshimin e aplikacioneve të punës dhe zgjidhjen e problemeve me aplikacione;
  • Përgatit dhe përditëson dokumentimin teknik (specifikimet teknike) për zhvillim, administrimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha aplikacioneve softuerike;
  • Organizon dhe mirëmban dokumentacionin e përditësuar teknik, për të gjitha aplikacionet operacionale të punës;
  • Menaxhon ekipin që mbështet aplikacionet e punës;
  • Bashkëpunon me grupin e biznesit lidhur me aplikacionet për identifikimin e fushave për përmirësimin, dizajnimin, administrimin dhe zhvillimin e aplikacioneve të reja;
  • Përcakton kërkesat për infrastrukturë të TI-së gjatë zhvillimit të aplikacioneve të reja të punës, ose përmirësimit, avancimit të aplikacioneve ekzistuese;
  • Përcakton standardet për platformat teknologjike për aplikacionet e punës dhe arkitekturën e aplikacioneve të punës, në pajtim me modelin arkitektonik të organizatës;
  • Hulumton dhe inicion risitë, në lidhje me aplikacionet e punës, në pajtim me synimet dhe objektivat e punës;
  • Hulumton, planifikon dhe propozon zgjidhje për sistemet e integruara në bazë të nevojave të punës, për shkëmbimin e të dhënave dhe ndërveprimin e sistemeve;
  • Planifikon, menaxhon dhe administron të gjitha aplikacionet e reja, ato të përmirësuarat, ose zëvendësimin e aplikacioneve përmes tërë SDLC: dizajnimit, zhvillimit/ ekzekutimit dhe zbatimit;
  • Kryen testimin e hollësishëm të aplikacioneve të reja / funksioneve të reja, ose ndryshimeve të atyre ekzistuese, para vënies në funksion në bashkëpunim me biznesin;
  • Zhvillon dhe mirëmban procedurat dhe politikat e përditësuara, lidhur me aplikacionet e punës të Ministrisë;
  • Përcakton kërkesat vjetore buxhetore për aplikacionet e punës;
  • Siguron përdorim të sistemeve të TI-së përmes identifikimit dhe organizimit të trajnimeve për përdoruesit e sistemit të TI-së, si dhe përgatitjes dhe përditësimit të manualeve, udhëzuesve teknikë për përdoruesit e sistemeve;
  • Menaxhon qasjen në kodin burimor për sistemet e zhvilluara dhe të mirëmbajtura, në Divizionin e Aplikacioneve dhe
  • Menaxhon mjediset e zhvillimit, mjedisin e testimit dhe mjedisin e drejtpërdrejtë (live), siç është e përcaktuar sipas standardeve ISO 27001 dhe ITIL për praktika korrekte.

Udhëheqësi i Divizionit të Menaxhimit Aplikacioneve, raporton te Drejtori i Departamentit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors