Departamenti për Menaxhimin e Sistemeve të Teknologjisë Informative

Departamenti për Menaxhimin e Sistemeve të Teknologjisë Informative ka për mision të planifikojë, zhvillojë, administrojë, monitorojë, mirëmbajë dhe zbatojë shërbimet efikase dhe efektive të teknologjisë informative për Ministrinë, përmes bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e brendshme dhe të jashtme.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Menaxhimin e Sistemeve të Teknologjisë Informative, janë:

  • Zhvillon politika, procedura, projekte dhe strategji për funksionimin normal dhe sa më cilësor të TI-së të Ministrisë;
  • Zhvillon dhe zbaton politika dhe procedura teknologjike në përputhje me ato të organizatës, për të siguruar një operim efikas të departamenteve të veçanta;
  • Zbaton politika dhe udhëzime që dalin nga Ministria, në pajtim me kornizën ligjore;
  • Përgatit planin vjetor të punës dhe planifikimin për implementimin e projekteve të reja, mirëmbajtjen e sistemeve ekzistuese dhe planifikimin e harduerit dhe softuerit të nevojshëm për Ministrinë;
  • Bashkëpunon me departamentet në hartimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e politikave, objektivave, planifikimeve afatshkurta dhe afatgjata në fushën e TI-së;
  • Bën zhvillimin, administrimin, monitorimin dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të rrjetit, sistemit dhe aplikacioneve të Ministrisë;
  • Zhvillon Planin Strategjik dhe avancimin e sistemeve të teknologjisë informative në Ministrinë dhe agjencitë e saj;
  • Bashkëpunon dhe mban takime të rregullta me njësitë organizative të Ministrisë për adresimin e kërkesave për avancim, zhvillim, administrimin, përmirësim, ndryshim, trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve të rastësishme (ad-hoc), që mund të dalin në lidhje me sistemet e TI-së;
  • Siguron dhe kujdeset për komunikimin zyrtar përmes sistemit elektronik, i cili realizohet përmes postës elektronike;
  • Bashkëpunon dhe koordinohet me agjencitë e Ministrisë në fushën e TI-së; dhe
  • Bashkëpunon dhe koordinohet me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) dhe institucionet e tjera në fushën e TI-së.

Drejtori i Departamentit për Menaxhimin e Sistemeve të Teknologjisë Informative, raporton te Sekretari i Përgjithshëm.

Në kuadër të Departamentit bëjnë pjesë divizionet, si vijon:

  • Divizioni për Infrastrukturë dhe Sigurinë e TI-së;
  • Divizioni për Operacione të TI-së; dhe
  • Divizioni për Menaxhim të Aplikacioneve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors