Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbështetje Gjuhësore, janë:
Siguron ofrimin e shërbimeve të përkthimit në gjuhët zyrtare, nga gjuhët zyrtare në gjuhë të tjera dhe anasjelltas të dokumenteve zyrtare dhe dokumenteve të tjera, të nevojshme për Ministrinë;
Ofron përkthimin simultan/
konsekutiv në gjuhët zyrtare, nga gjuhët zyrtare në gjuhë të tjera dhe anasjelltas, për nevojat e Ministrisë;
Ofron shërbimin e lekturimit; dhe
Ofron shërbime të tjera të ndërlidhura me administrimin e përkthimeve dhe mbështetjen gjuhësore;
Udhëheqësi i Divizionit për Mbështetje Gjuhësore, raporton te Drejtori i Departamentit.